RUSI 2018

Mbappe tregon se kush është “the boss” te Franca

Ylli i Francës Antoine Griezmann ka treguar se është “the boss” që prej Euro 2016, sipas shokut të ekipit Kylian Mbappe.

Të besuarit e Didier Deschamps, që humbën në finalen e para dy viteve, do të hyjnë në Kupën e Botës si favoritë.

Kjo është edhe falë Griezmann, dhe Mbappe mendon se ai i ka shfaqur kualitetet e tij të lidershipit.

“Mendoj se ai është ‘the boss’ që prej Europianit,” shprehet ai të mërkurën.

“Kur përfundon evropianin si golashënuesi më i mirë i vendit tënd, ke treguar se ke atë që duhet për të mbajtur ekipin në shpatulla.

“Është e vërtetë se po kalonte një formë jo të mirë, por na tregoi se sa lojtar i mrekullueshëm është duke shënuar gol pas goli.

“Ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ne.”

Më shumë nga RUSI 2018