Connect with us

La Liga

Mbappe do vetëm Real Madrid

E ardhmja e afët e Kylian Mbappe mbetet e pavendosur, por 18-vjeçari e ka ndarë mendjen për një gjë, e cila është se nëse do të largohet nga Monaco gjatë kësaj vere do të jetë vetëm për t’u transferuar te Real Madrid. Ai është takuar me presidentin e klubit francez Dmitri Rybolovlev në Palma de Mallorca të enjten e kaluar duke i shpjeguar qëllimet e tij.

“Ose Real Madrid, ose qëndroj këtu,” thuhet të jetë shprehur ylli, megjithëse disa persona pranë tij, duke përfshirë të atin e tij, do të preferonin që ai t’i bashkohej Paris Saint-Germain.

Por Mbappe sheh veten e tij vetëm te Los Blancos, por pyetja është se kur. Drejtuesit e klubit spanjoll do të donin ta mbaronin operacionin që këtë verë, duke i lejuar Mbappe të qëndronte edhe një vit te Monaco. Gjithsesi, një largim i mundshëm i Ronaldo-s do të përshpejtonte gjërat. Si do që të shkojë situata, Real duhet të paguajë 100 milionë euro për lojtarin.

Më shumë nga La Liga