Kampionati Shqiptar

Mbërrin edhe braziliani Lucas Caniggia, vijon “rilindja” e Flamurtarit

Nga dita e djeshme, Flamurtari ka nisur grumbullimin në një nga hotelet buzë Detit Jon. Trajneri i ri, Zekerija Ramadani, përveç seancave stërvitore, ka vendosur t’i mbajë në “regjim kazerme” të tijtë, për të kryer një minipërgatitore sa më efikase.

Nga dita e djeshme, Flamurtari ka nisur grumbullimin në një nga hotelet buzë Detit Jon. Trajneri i ri, Zekerija Ramadani, përveç seancave stërvitore, ka vendosur t’i mbajë në “regjim kazerme” të tijtë, për të kryer një minipërgatitore sa më efikase. Ndërkohë, sot ka mbërritur nga Brazili përforcimi i radhës për kuqezinjtë. Pak para mesditës ka zbarkuar në Aeroportin e Rinasit Lucas Caniggia, për të cilin klubi bregdetar ka njoftuar akordin që para ndërrimit të viteve, ndërsa rreth orës 12:10 është prezantuar te Flamurtari.

Lucas Caniggia 1

Lucas Caniggia, braziliani i dytë mbërrin në Rinas, gati për Flamurtarin

Në fundin e dhjetorit, administratori Sinan Idrizi njoftonte shlyerjen e kroatit Toni Pezo, që kishte fituar gjyqin në FIFA, ndërsa ofronte në formë dhuratë për tifozët dy blerjet e para, “made in Brazili”, të cilat janë tashmë pjesë e Flamurtarit. Përforcimi i parë ishte Danilo Almeida Alves. Futbollisti në fjalë ka lindur më 11 prill 1991, është i gjatë 1,87 m dhe luan si sulmues qendre. Herën e fundit në karrierën e tij ka luajtur me Grêmio Osasco Audax.

Lucas Canigga

Lucas Caniggia prezantohet te Flamurtari

Blerja e dytë braziliane është Lucas Caniggia (Lucas Matos Martins), i datëlindjes 17 janar 1997, i gjatë 1,76 m. Ai luan në rolin e mesfushorit me tipare mbrojtëse. Herën e fundit është aktivizuar me “Corinthians FC”, në Brazil. Në mjediset vlonjate përflitet edhe një afrim nga Kosova, ai i Besnik Krasniqit, që ka luajtur më parë në Superioren Shqiptare, me Partizanin dhe Teutën.

Danilo

Përforcimi i parë nga Brazili ishte Danilo Almeida Alves

Ndërkohë, të tjera blerje priten te skuadra vlonjate, e cila duket se i ka lënë pas problemet, sidomos ato financiare, që e kushtëzuan në stërvitje, lojë dhe rezultate, duke e parë veten në vendet e fundit, krahas dy-tre të tjerëve, në luftën për mbijetesë. Vitin 2015, Flamurtari e mbylli me dy fitore, në Ballsh dhe ndaj Skënderbeut kryesues, cka tregon se kuqezinjtë do të jenë “violinë e parë” në pjesën e dytë të kampionatit dhe, sidomos, në Kupën e Shqipërisë.

[interaction id=”568f9c976f21c9dc0537a96e”]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar