RUSI 2018

Mbërrin Gjermania, fillon misioni “mbrojtja e titullit”

Kombëtarja e Gjermanisë ka mbërritur sipas planeve në Rusi. Tani mund të fillojë aventura e Kupës së Botës.

Joachim Low dhe 23 lojtarët e tij kanë zbritur nga avioni dhe dukeshin në qejf pak minuta pas orës 17 në Moskë.

Ata janë me shpresë për të shkruar historinë, dhe kjo duket në fytyrat e tyre.

I pari që zbriti nga avioni ishte menaxheri i skuadrës Oliver Bierhoff.

Emocionet janë në rritje dhe fokusi tani është te Meksika, një kundërshtar i fortë dhe delikat për të nisur botërorin.

Gjithsesi, edhe problemet nuk mungojnë te Gjermania, duke filluar nga dyshja Ozil-Gundogan pas takimit me Erdogan, si dhe mllefi i ter Stegen për një vend titullari që është zënë nga Neuer pa asnjë ndeshje kompetitive në tetë muajt e fundit.

Probleme në sulm, si dhe lënia jashtë e Sane mund të ndikojnë, por si fillim djemtë e Gjermanisë do të mundohen të ambientohen sa më shpejtë me atmosferën e Moskës.

Më shumë nga RUSI 2018