• Mbërrin sulmuesi moldav, Tirana teston veten në miqësore

    Publikuar: 12 Jan 11:21

    Sulmuesi moldav, Petru Leuca, iu bashkohet bardhebluve në Antalia. 26-vjeçari do të zhvillojë një provë disaditore për të marrë më pas një përgjigje përfundimtare nga trajneri Mirel Josa. Futbollisti ka mbërritur dje në mbrëmje në Antalia, për t’u prezantuar fillimisht me stafin teknik dhe skuadrën. Sot ka nisur stërvitjen duke marrë ngarkesë të plotë. Leuca vjen nga kampionati moldav, ku ka luajtur me disa ekipe elitare të këtij vendi dhe ka provuar, gjithashtu, të grumbullohet edhe me kombëtaren.

    Ndërkohë, Tirana luan sot ndeshjen e parë miqësore në tokën turke. Skuadra e FC Akzhaiyk nga Kazakistani është kundërshtari i parë testues për bardheblutë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 17:30 (me orën lokale). Ndeshja e dyte do të zhvillohet më 15 janar, sërish në Antalia. Dje është vendosur që në përballjen e dytë miqësore, Tirana të luajë kundër FC Tobol, një tjetër skuadër nga Kazakistani.


    Lexo postimet e tjera