Boks

Mbretëresha Elizabetë dekoron Anthony Joshua me “Urdhërin e Mbretërisë Britanike”

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBO dhe WBA, ka marrë sot një dekoratë të veçantë nga Mbretëresha Elizabetë, me rastin e ditëlindjes së kësaj të fundit. Ajo e ka vlerësuar boksierin 28-vjeçar për arritjet e tij në sport me titullin “Order of the British Empire” (Urdhëri i Mbretërisë Britanike).

Kjo është dekorata dhe titulli i dytë që Joshua merr nga Mbretëresha Elizabetë, pas asaj që pat marrë në vitin 2013, “Most Excellent Order”, pas fitimit të medaljes së artë në Olimpiadën e shtëpisë “Londër 2012”.

Joshua ende nuk ka vendosur se ndaj kujt do t’i mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, teksa kandidatë janë amerikani Deontay Wilder, sfidë që do të sillte unifikimin e titujve dhe rusi Alexander Povetkin, i mandatuar nga WBA.

Më shumë nga Boks