Futboll

Mbrojtësi i Barcelonës shkon drejt Romës…

Mbrojtësi i Barcelonës shkon drejt Romës…

Kthehet emri i Aleix Vidal për Romën, që vazhdon të ndjek me shumë kujdes mbrojtësin spanjoll, i cili është gjithashtu në planet e Atletico Madrid. Barcelona nuk ka besuar kurrë te futbollisti i rritur te Sevilla, i cili ka përfunduar zgjedhja e tretë e trajnerit Ernesto Valverde për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi Sergi Roberto dhe Semedo. Kjo është arsyeja përse aventura e tij në Katalonjë mund të mbyllet në janar, me verdhekuqtë të gatshëm për ta shpënë në kryeqytetin e Italisë.

Roma duhet të bëj kujdes nga konkurrenca e Atletico Madrid, që ka kërkuar zyrtarisht Aleix Vidal në formën e huazimit

Marrëveshja mes Roma dhe Barcelona mund të favorizohet nga prania e drejtorit sportiv Monchi, i cili e njeh shumë mirë Vidal, të cilin e ka pasur te Sevilla nga ku u transferua në “Camp Nou”. Monchi e ka kërkuar futbollistin në formën e huazimit, me të drejtë blerje në fund të sezonit. Barcelona duket e gatshme ta pranojë ofertë, duke qenë se Vidal nuk ka gjetur hapësirë, që kur firmosi për skuadrën “blaugrana” në verën e vitit 2015.

Image result for aleix vidal

Roma duhet të bëj kujdes nga konkurrenca e Atletico Madrid, që ka kërkuar zyrtarisht futbollistin. Atletico kërkon Vidal për të zëvendësuar Juanfran dhe Vrsaljko, për të cilët është vendosur se do të largohen në fund të sezonit. Gjithsesi, miqësia e tij e vjetër me Monchi i jep shpresë Romës dhe mund të rezultojë vendimtare në arritjen e marrëveshjes, që në janar.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll