Connect with us

Futboll

Mbrojtësi danez i shlyen borxhin Messi-t!!!

Kur Lionel Messi tregoi një fotografi me koleksionin e fanellave të shumta që ka ndërruar me kundërshtarët gjatë karrierës së tij si futbollit, spikatën disa nga emrat më të njohur në epokën e futbollit botëror. Në shtëpinë e “yllit” në Barcelonës është një dhomë e mbushur me fanellat kujtim nga “yje” të nivelit botëror. Nga Francesco Totti te Thierry Henry, nga Raul te Philipp Lahm, shumë talente bënin pjesë në koleksionin e argjentinasit, por ajo që habiste ishte fanella e Ajax me numri 14, ajo e Nicolai Boilesen, aktualisht te Copenhagen, padyshim një “i panjohur” në arenën e futbollit ndërkombëtar.

Lionel Messi poses with his remarkable collection of shirts accumulated over his career - including one from Nicolai Boilesen (bottom left)

Edhe vetë Nicolai Boilsen ka mbetur i habitur nga fakti se në dhomën e Messi ishte edhe fanella e tij dhe ka gjetur një mënyrë për ta falënderuar, duke vënë ai në murin e shtëpisë së tij fanellën që mori nga Messi, pas ndeshjes Barcelona-Ajax. Mbrojtësi danez u largua nga Ajax në fund të sezonit të kaluar dhe u rikthye në vendlindje. Ai ka qenë kundërshtar me Messi në shtator 2013 dhe mori fanellën e argjentinasit pasi ky i fundit kishte realizuar një tripletë kundër skuadrës holandeze. Boilesen ka luajtur 15 ndeshje me kombëtaren e Danimarkës dhe ka debutuar që 18 vjeç për Ajax, por si pasojë e disa dëmtimeve të vazhdueshme karriera e tij pësoi rënie.

[interaction id=”5914a541f5b27d4e18d6c7ca”]

Më shumë nga Futboll