RUSI 2018

Mbrojtësi i Arsenal mbetet jashtë Kupës së Botës 2018

Eshtë mbyllur në lot dhe me duart në fytyrë nga dhimbja, gjysmëfinalja e kthimit në Europa League për Laurent Kocielny. 32-vjeçari i “topçinjtë” ka dalë nga fusha me barelë dhe me shumë mundësi nuk do të luajë në Kupën e Botës 2018, ku pritej të ishte qendërmbrojtësi i Francës.

Pas pak minutash në fushën e lojës, Koscielny u ul në tokë si pasojë e një problemi serioz në Tendinën e Akilit dhe nuk lë asnjë shpresë për optimizëm.

Lojtari nuk pati kontakt, por u dëmtua nga vendosja e keqe e këmbës. Në këto kushte, trajneri i Francës, Deschamp do t’i besojë qendrën e mbrojtjes dy futbollistëve që luajnë në La Liga, Varane dhe Umtiti.

Më shumë nga RUSI 2018