Futboll

Mbrojtësi i Kukësit nën “kurthin e dashurisë”

Simon Rrumbullaku i është bashkuar ekipit të Kukësit në fillim të vitit 2017-të pasi ishte aktivizuar në kampionatin grek.

Që në ardhjen e 26 vjeçarit e deri tani, nuk ka pasur asnjë shenjë nga jeta e tij sentimentale, por futbollisti simpatik i verilindorëve duket se ka rënë në “kurthin e dashurisë”.
Ai ka postuar një foto në profilin e tij të Instagramit në fillim të shtatorit me bukuroshen Kristina, duke ngrënë darkë dhe më pas ka ripostuar sërish ditën e sotme një foto në çift “matchy-matchy”.

Po që paska bërë “gol” të bukur Rrumbullaku….

Më shumë nga Futboll