Champions League

Mbrojtësi i Juventus është në dyshim serioz ndaj Tottenham

Mbrojtësi i Juventus është në dyshim serioz ndaj Tottenham

Andrea Barzagli është dyshim serioz për praninë e tij në radhët e Juventus për ndeshjen kundër Tottenham Hotspur në Champions League. Takimi i parë i vlefshëm për 1/8-t e finaleve do të luhet në Torino, të martën në mbrëmje. Barzagli nuk mori pjesë në stërvitjen që zhvilloi “Zonja e Vjetër”, sot paradite, si pasojë e një problemi muskulor në kofshën e djathtë.

Image result for barzagli chiellini

Teorikisht dëmtimi i Barzagli nuk është shumë i rëndë, por ndoshta “veterani” do ta ndjek nga tribuna atë që është ndeshja më e rëndësishme e Juventus deri në këtë pikë të sezonit. Në dyshim serioz është edhe prania e Paolo Dybala, që ende nuk është riaftësuar nga tërheqja muskulore e pësuar në fillim të janarit. E sigurt është që te skuadra e Allegri do të mungojnë: Juan Cuadrado, Benedikt Howedes dhe Blaise Matuidi.

Më shumë nga Champions League