Connect with us

Futboll

Mbrojtja është art, me të fiton trofe

“Sulmi fiton ndeshje, mbrojtja fiton trofe”. Kjo është një nga shprehjet më domethënëse dhe të vërtetuara në futboll, aq sa mund të përmendësh qindra shembuj skuadrash.

Të mbrosh mirë do të thotë të kesh karakter, vizion, shpejtësi mendimi dhe të jesh i përulur. Mbrojtësit heroikë janë ata të cilët nuk e dinë ç’është dhimbja, por vetëm sakrifica. Shpesh kemi parë legjenda si John Terry apo Carles Puyol duke ndalur me fytyrë gjuajtjet si rrufe, ashtu siç kemi parë edhe lojtarë të rinj duke u gjakosur për një çerek rasti.

Pra, mbrojtja është art. Para porte duhet guxim. Jo fjalë, ecejake të çuditshme apo shaka. Shihni videon që kemi përzgjedhur për sot, që të kuptoni për çfarë po flasim!

Më shumë nga Futboll