• Mbyllet karriera kuqezi për De Sciglio?!

    Publikuar: 15 May 7:33

    Ajo e zhvilluar në Bergamo, kundër Atalanta, mund të ketë qenë ndeshja e fundit e De Sciglio me fanellën e AC Milan. Ashtu si është komunikuar nga klubi kuqezi në faqen e tij në internet, mbrojtësi i datëlindjes 1992 të Milan ka pësuar një dëmtim në muskulin e auktorit të kofshës së majtë, kësisoj gjendja e tij do të monitorohet për disa javë. Shumë vonë, kjo do të thotë se në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, Montella nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin anësor të Italisë.

    Image result for De Sciglio

    Nëse për De Sciglio sezoni është mbyllur, ndoshta i njëjti diskutim vlen edhe për karrierën e tij të gjatë, pavarësisht nga mosha e re, me fanellën kuqezi. Mbrojtësi, që ka qenë kapiteni i skuadrës gjatë kohës, që mungoi Montolivio, dhe ka 18 muaj kontratë me Milan, por marrëdhënia me tifozët dhe drejtuesit gjatë kohëve të fundit ka shtuar zërat se lojtari do të largohet nga skuadra. Ai që për shumë kohë është konsideruar “Maldini i ri” do të shkojë te Juventus ose Napoli.

    [interaction id=”5919e7a031e7fd40717627db”]


    Lexo postimet e tjera