Gossip

McGregor, dasëm dhe pushime në Ibiza pas duelit me Mayweather

Conor McGregor po shijon pushimet e merituara pas duelit të humbur më 26 gusht ndaj Floyd Mayweather, në debutimin e tij në sportin e boksit. Pavarësisht kësja, irlandezi u largua nga ringu me një çek prej 130 milionë dollarësh, shuma më e madhe që ka fituar ndonjëherë ndonjë sportist i arteve marciale mikse. Pas fundjavës në Las Vegas, ku dhe u zhvillua përballja me boksierin amerikan, irlandezi shkoi në ishujt Balearic, që ndodhen në Spanjë, në Detin Mesdhe.

Teaching my son how to fly

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on

McGregor pat deklaruar që para duelit të humbur me “KO teknik” në raundin e 10-të se pas sfidës do të shkonte në Ibiza, për të marrë pjesë në dasmën e një mikut të tij të fëmijërisë. “Ky është plani im pas duelit, do të marr një yaht me qira dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, pat thënë McGregor, që ka mbajtur fjalën dhe ka qenë në dasmën e mikut të tij Lee Duphny. Përveç pjesëmarrjes në dasëm, irlandezi po shijon edhe disa ditë pushime me familjen e tij.

McGregor ne dasmën e mikut të tij të fëmijërisë

Më shumë nga Gossip