MMA

McGregor-Diaz, triologjia kompletohet brenda shkurtit të 2018-ës

Mediat amerikane raportojnë sot se sfida e tretë në kafaz mes Conor McGregor dhe Nate Diaz mund të zhvillohet në muajt e parë të 2018-ës, pra më shpejt se sa parashikohet. Duket se Diaz ka pranuar të bjerë në peshë dhe të garojë në peshën aktuale të McGregor, atë të lehtë dhe pritet që përballja të zhvillohet brenda shkurtit të ardhshëm. Irlandezi është pezulluar dy muaj nga çdo aktivitet pas duelit të boksit ndaj Floyd Mayëeather, zhvilluar më 26 gusht (u mund me KO teknik në raundin e 10-të). Ndaj atij do t’i duhet pak kohë për t’u përgatitur dhe rikthyer në kafaz pas debutimit me humbje ne ring. Ndërsa Diaz nuk duelon prej më shumë se një viti, që prej revanshit të humbur me irlandezin.

Nga dueli mes Conor McGregor dhe Nate Diaz

Prej kohësh dy sportistët kanë sfiduar njëri-tjetrin në një përballje të tretë, me Diaz që fitoi me “submission” sfidën e parë, ndërsa McGregor u hakmorr duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve duelin e tyre. Kjo sfidë e tretë do të kompletonte triologjinë, do të përcaktonte më të mirin e jo vetëm, pasi edhe fitimet që do të kishin dy sportistët do të ishin marramendëse. Kjo, pasi përballë njëri-tjetrit do të jenë dy nga ikonat e arteve marciale mikse, me fansa anembanë botës dhe që dinë të tërheqin vëmendjen e mediave dhe sponsorëve. Në rast se kjo përballje do të zhvillohej, amerikani Nate Diaz mund të përfitojë 20-30 milionë dollarë, ndërsa irlandezi mund të arkëtojë trefishin e të ardhurave

Më shumë nga MMA