MMA

McGregor dy duele gjatë 2018-ës, për titullin dhe ndaj Nate Diaz

Conor McGregor ikona e arteve marciale mikse, nuk zhvillon një duel në kafaz që prej nëntorit të vitit 2016, kur mori titullin e dytë kampion bote, atë të peshës së lehtë, në duelin ndaj Eddie Alvarez. Por periudha e gjatë pa zhvilluar një duel, 16 muaj larg kafazit, bëri që ai t’i humbasë të dyja titujt. Ditët e fundit kanë dalë fjalë të shumta në lidhje me rivalët e tij të radhës, por irlandezi ka deklaruar se do të rikthehet vetëm për një përballje të madhe, që t’i japë atij një fitim marramendës.

Nurmagomedov synon titullin kampion qe iu hoq McGregor

Mediat amerikanë kanë bërë me dije sot se irlandezi synon të zhvillojë dy përballje në muajt e mbetura të këtij viti, një gjatë verës dhe një në fund të 2018-ës. Sfida e parë mund të jetë ajo për titullin kampion të peshës së lehtë, për ta rimarrë këtë titull, me fituesin e duelit mes Tony Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov. Dhe më pas, pritet që të zhvillojë duelin me Nate Diaz, për të përfunduar triilogjinë mes tyre (secili ka nga një fitore), një sfidë që e dëshirojnë të gjithë.

Më shumë nga MMA