Connect with us

Boks

McGregor: Jam në formë, do ta hedh “KO” Mayweather që në grushtin e parë

Conor McGregor beson se fuqia e tij do të arrijë ta mposhtë boksierin amerikan Floyd Mayweather, në duelin që dy sportistët do të zhvillojnë më 26 gusht, në Las Vegas. Dy ikonat e sporteve luftarake kanë zhvilluar deri më tani 3 nga 4 etapat e turit promovues të duelit të tyre, për ta mbyllur këtë cikël eventesh në Londër, sot në mbrëmje. Irlandezi i UFC-së nuk ka dueluar kurrë më parë në një sfidë boksi dhe nuk shihet si favorit ndaj një ikone të ringut si Mayweather, që nuk ka asnjë humbje (49 fitore). Megjithatë, irlandezi i arteve marciale mikse beson se ka shanset e tij dhe se fuqia fizike e tij do ta hedhë “KO” rivalin amerikan.

Mayweather dhe McGregor

Nuk do të habitesha nëse grushti im i parë do ta çorodiste dhe do ta hidhte në tapët atë. Ai nuk ka për t’i parë kurrë 5 raunde”, tha 28-vjeçari irlandezi, ndërsa boksieri amerikan është 12 vjet më i madh dhe rikthehet aktiv pas dy vitesh tërheqje. McGregor mendon se Floyd nuk e ka kurrë fuqinë e tij dhe se do të dijë ta hedhë në tapet rivalin. “Floyd mendon se kur të më hedhë “KO” do të jetë momenti më interesant i tërë turit. Unë shpresoj që ai të arrijë të vijë në atë duel, pasi jam përgatitur mjaft mirë. Jam në formë dhe do të jem në 100% të formës time për atë sfidë”, tha McGregor nga Londra, ku ka mbërritur për konferencën e fundit “live” me Mayweather.

Më shumë nga Boks