Boks

McGregor-Mayweather pranë marrëveshjes, sfida në shtator

Vijojnë lajmet e ndryshme në lidhje me sfidën e shumëpërfolur mes boksierit Floyd Mayweather dhe ikonës së UFC-së, Conor McGregor, për një përballje mes tyre. Ka qenë ky i fundit që ka folur së fundi, duke shtuar se marrëveshja mes tyre është shumë pranë. Dy ditë më parë, irlandezi u shpreh se do të trondiste botën dhe se do ta mposhte me “KO” boksierin amerikan kur të dy të përballeshin në ring. Ndërsa sot, për “Los Angeles Times”, ai ka shtuar se palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes. Madje duke thënë se sfida mes tyre mund të zhvillohet në shtator, dy vjet pas sfidës së fundit të Mayweather.

Boksieri amerikan Floyd Mayweather, i pamposhtur ne ring (49 fitore)

Po mendoj për t’u përballur në shtator. Për këtë muaj kemi një marrëveshje dhe po bisedojmë për ta konkretizuar këtë sfidë. Unë jam përpjekur që të bisedoj personalisht me Floyd kur udhëtova në Las Vegas. por ai nuk donte të takohej, pasi ai ka frikë nga mua. Është normale që të ketë frikë nga unë. Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë në ato momente, madje edhe unë nuk e di se si mund të reagoj”, tha Conor McGregor sot për mediat amerikane. Mayweather pat propozuar pak ditë më parë një përballje në qershor, një muaj pasi irlandezi të bëhej baba (nusja e tij lind në maj), duke i kërkuar të firmosë kontratën.

Më shumë nga Boks