Connect with us

Lifestyle

McGregor ndryshon sport, nis garat e hipizmit

Pasi fitoi titullin e dytë kampion në UFC, irlandezi i arteve marciale mikse Conor McGregor do të mungojë për një periudhë të gjatë gjatë këtij viti (në maj do të bëhet baba). E megjithatë, irlandezi gjen një mënyrë për të mbajtur të informuar për çdo gjë fansat e tij anembanë botës.

Irlandezi i arteve marciale mikse Conor McGregor

McGregor është bërë pjesë e një reklame të Pegasus World Cup, një turneu të garave me kuaj (hipizëm). Irlandezi ka rolin e tij në këtë reklamë, si një kalorës që ka pranë trajnerin e tij, aktorin e njohur të filmave komikë, Jon Lovitz, gjatë një konference shtypi.

Conor McGregor me aktorin e njohur të filmave komikë, Jon Lovitz

Ky duket se është hapi i parë i McGregor drejt kinematografisë, teksa irlandezi ka pranuar se ka marrë mjaft oferta nga Hollywood. Në fund, McGregor ka postuar edhe një foto mbi kalë dhe “trajnerin” e tij të garave të hipozmit, Lovitz.

Më shumë nga Lifestyle