UFC

McGregor pranon fajin, kërkon marrëveshjen me prokurorinë

Bota e MMA do të presë edhe një muaj tjetër për të mësuar fatin e Conor McGregor.

Ditën e enjte në New York, McGregor dhe skuadra e tij ligjore janë shfaqur në një sallë gjyqë në Brooklyn për të adresuar akuzat që kanë dalë pas momentit kaotik në Barclays Center gjatë prillit të kaluar.

Paraqitja e tij ishte e shkurtër teksa i transmetoi planin e tij trupit gjykues duke dashur të negociojë një marrëveshje.

Pas asaj, seanca u mbyll dhe është caktuar data 26 korrik për të parë nëse prokurorët do të pranojnë marrëveshjen e luftëtarit.

Më pas në dalje, një pjesëtar ligjor ka lexuar një deklaratë të McGregor:

“Jam penduar për sjelljen time që na ka sjellë deri këtu sot. E kuptoj seriozitetin e kësaj çështjeje dhe kam shpresa që kjo do të rregullohet. Faleminderit, të gjithë.”

Më shumë nga UFC