• McGregor refuzon 3 oferta filmash për duelin me Mayweather

    Publikuar: 17 May 12:31

    E përditshmja britanike “The Sun” ka deklaruar se kampioni i botës në UFC, Conor McGregor, ka refuzuar 3 oferta nga producentë filmash për të interpretuar në ekranin e madh. Një prej ofertave ka qenë ajo për të interpretuar në krah të aktorit të njohur Vin Diesel, në filmin “xXx, Return of Xander Cage”, rol të cilin më pas e mori një tjetër sportist i arteve marciale mikse, Michael Bisping. Por irlandezi ka refuzuar edhe një rol në filmin “Predators” dhe së fundi ka hedhur poshtë një ofertë për të interpretuar në filmin “King Arthur, Legend of the Sword”.

    Sportistet McGregor dhe Mayweather

    Ne preferonin McGregor pasi stili i tij ishte i ngjashëm me atë të personazhit tonë. Ne i dërguam një ofertë atij për të qenë pjesë e filmit, por ai nuk pranoi”, tha sot Guy Ritchie, regjizori i filmit “King Arthur”. Mësohet se të gjitha këto refuzime kanë ardhur për shkak se ikona e arteve marciale mikse është përqendruar te strvitja dhe te dueli i boksit që do të zhvillojë me Floyd Mayweather edhe pse nuk ka ende asnjë datë zyrtare se kur do të zhvillohet kjo përballje. McGregor nuk zhvillon një duel që prej nëntorit të vitit të kaluar, kur mundi Eddie Alvarez dhe mori titullin e dytë kampion, ndërkohë që pak ditë më parë u bë baba.

    McGregor stervitet per duelin me Mayweather

    Lexo postimet e tjera