Gossip

McGregor si Schwarzenegger, mund të nisë një karrierë në politikë

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ka zhvilluar sot një takim me një nga ikonat e filmave me aksion Arnold Schwarzenegger, që më pas la ekranin për t’iu dedikuar politikës, duke arritur të bëhet edhe Guvernator i Kalifornisë. Por ai mund të mos jetë i vetmi që bën një kapërcim të tillë në karrierë, pasi edhe Conor McGregor, kampion bote në artet marciale mikse, mund të ndjekë gjurmët e ikonës së kinematografisë hollivudiane.

I bindur në këtë është pikërisht kryeministri irlandez, që pas takimit me Schwarzenegger tha: “Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë, shpesh ndodhin gjëra të çuditshme. Sapo takova Arnold Schwarzenegger, një aktor i filmave me aksion, plot muskuj dhe më pas pati një karrierë në politikë. Ndaj, çdo gjë ëhstë e mundur në të ardhmen edhe për McGregor, mund të bëhet një politikan i mirë”, tha Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar.

Më shumë nga Gossip