Connect with us

Boks

McGregor, stërvitja e fundit mbyllet me sherr

Conor McGregor dhe Paulie Malignaggi kanë dhuruar shkëndija në ring. Kampioni irlandez i MMA, që po përgatitet për sfidën e madhe me Floyd Mayweather, që do të zhvillohet 26 gushtin e ardhshëm në Las Vegas, ka zgjedhur ish-kampionin e peshave të mesme për t’u stërvitur, por duket se mes të dyve është zhvilluar një sherr në një nga stërvitjet e fundit. Të paktën sipas Joe Cortez, gjyqtar historik i boksit, i thirrur nga McGregor për t’i shpjeguar këtij të fundit çdo detaj të rregullores së boksit. Cortez ka thënë për “Rush93”, se të dy kanë filluar të zihen, duke fyer njëri-tjetrin përveçse duke u goditur me gjuajtje të vërteta. “Kam qenë i detyruar t’i ndal, – ka thënë Cortez, – u kam thënë se po ekzagjeronin dhe duhej të ndaleshin dhe se doja nga ata një sjellje pre profesionistësh të vërtetë, jo një sherr”.

Duket se McGregor ka dashur t’i “japë një leksion” Malignaggi-t për deklaratat e tij në të kaluarën në lidhje me sfidën mes irlandezit dhe Mayweather, duke e konsideruar këtë përballje si mungesë respekti ndaj sportit të boksit. Por, në vazhdim, ai i ka thurur elozhe McGregor-it: “Pa dyshim është mbi mesataren. Nuk mund të them se do të fitojë kundër Mayweather, por Conor e di mirë se çfarë po bën. Ka një papërgjegjshmëri që e lejon të bëjë goditje të rëndësishme, sigurisht do të jetë në nivelin e duhur”.

Më shumë nga Boks