MMA

McGregor synon debutimin në një sport të ri, pranë kalimit te WWE

Pasi bëri emër në sportin e arteve marciale mikse dhe debutoi dy muaj më parë në sportin e boksit, Conor McGregor mund të bëjë gjatë 2018-ës debutimin në një tjetër disiplinë sportive, atë të World Wrestling Entertainment (WWE). Mediat britanike bëjnë me dije se irlandezi është në bisedime për të debutuar në një nga eventet e Wrestlemania, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Madje McGregor mund të debutojë në WWE në një event që zhvillohet në prill, në Las Vegas. Ky debutim në sportin e ri mund të bëhet pas sfidës së radhës që irlandezi do të zhvillojë në kafaz, ku do të mbrojë titullin kampion bote.

McGregor gjate duelit me Mayweather ne boks

Duket se irlandezi kërkon të eksperimentojë diçka të re me veten e tij, duke synuar një tjetër treg që mund t’i ofrojë miliona dollarë të ardhura, pas 130 milionë dollarëve që arkëtoi nga sfida me Mayweather, në boks. “Conor është nëj fans i madh i këtij sporti dhe gjithnjë ka preferuar të shohë duelet e Ric Flair dhe The Rock. Kur ka qenë i ri gjithnjë i ka parë në TV dhe ka ëndërruar të zhvillojë një duel në WWE në të ardhmen. Madje edhe drejtuesit e WWE-së e kanë afruar që të debutojë në këtë sport, ku ka mjaft fansa. Ai mendon se mund të jetë i përkryer pë sportin e WWE-së”, thanë burime nga stafi i McGregor.

Më shumë nga MMA