Connect with us

Boks

McGregor: Do të fitoj mbi 100 milionë nga sfida me Mayweather

Ikona e arteve marciale mikse Conor McGregor beson se do të marrë më shumë se 100 milionë dollarë nga sfida që ai do të zhvillojë me boksierin Floyd Mayweather. Duket se të ardhurat nga e drejta televizive apo (PPV-Paguaj për të parë) do të arrijë shifra marramendëse, çka do t’i kënaqë të dy sprotistët. Në një postim në faqen e tij zyrtare “Instagram”, irlandezi ka thënë: “Si ndihesh kur do të fitosh 75 milionë dollarë? Në fakt janë më shumë se 100 milionë që do të fitoj nga sfida me Floyd. Do të jem një 28-vjeçar milioner dhe mos dyshoni në atë që them”.

Kjo deklaratë e Conor McGregor duekt se erdhi pas thashethemeve se irlandezi do të marrë 75 milionë dollarë kundrejt 100 milionëve të Mayweather. Diferencën (25 milionë) do t’i merrte UFC, duke qenë se irlandezi është nën kontratë me të. McGregor ka kohë që ka nisur përgatitjet për këtë sfidë, duke u trajnuar në boks. “Nuk kam nevojë për syze, unë ngjaj ashtu siç më shohin ata, që dridhen nga frika për t’u përballur me mua”, u shpreh më tej irlandezi, që nuk duelon që prej nëntorit të kaluar, kur fitoi titullin e dytë kampion në UFC. Ndërsa Mayweather është i pamposhtur në ring (49 fitore) dhe nuk duelon prej shtatorit të 2015-ës.

[interaction id=”589c9593756b9aa56ab39a37″]

Më shumë nga Boks