Connect with us

Boks

McGregor tjetër hap, aplikon për licensë boksi në Las Vegas

Pak orë pasi ka firmosur kontratën për të dueluar me Floyd Mayweather në një ndeshje boksi, ikona e arteve marciale mikse Conor McGregor ka aplikuar sot pranë komisionit të sporteve në Nevada për të marrë licensën e boksimit. Irlandezi po bën gjithçka është e mundur në dorën e tij për ta zhvilluar këtë duel, që me shumë gjasa do të zhvillohet në Las Vegas. McGregor ka një licensë për të boksuar në Amerikë, por në shtetin e Kalifornisë, ndërkohë që atij i nevojitet licensa për të dueluar shtetin e Nevadës, në Las Vegas, ndaj dhe ka nisur procedurat e nevojshme. Sfida mes Mayweather dhe McGregor pritet të thyejë çdo rekord, përfshi edhe shifrën e 384 milionë shitje “pay per view” (paguaj për ta parë) që realizoi dueli Mayweather-Pacquiao.

Te gjithe presin sfiden e madhe midis McGregor dhe Mayweather

Shefi i zyrës së licensës pranë komisionit të sportit në Nevada, Bob Bennett, për “Boxing News” u shpreh: “Conor McGregor ka plotësuar dokumentet e para për të aplikuar për licensën e boksit, por jemi në pritje edhe të disa dokumenteve shtesë nga ana e sportistit. Ne do ta mbështesim në këtë aplikim, duke i dhënë përparësi, pasi është një sportist i jashtëzakonshëm. Nëse kthejmë kokën pas, ai ka nisur te merret me kickboks që në moshën 12-vjeçare dhe më pas u bë kampion i Irlandës në boks. Edhe në UFC nuk ka zhgënjyer, duke fituar 21 nga 24 duelet e zhvilluara, 17 prej të cilave me KO”, tha Bennett, që mirëpret këtë duel në Nevada (Las Vegas), qytetin ku zhvillohen duelet më të mëdha në sportet luftarake (boks dhe UFC).

Më shumë nga Boks