Formula 1

McLaren dorëzohet: Do të na duhen vite për të qenë kompetitivë

Për makinën britanike McLaren, ndryshimi në stafin drejtues, ku u largua Eric Boullier dhe u zëvendësua nga Gil De Ferran, nuk ka për të dhënë efekte të menjëhershmeNë një intervistë për ESPN, shefi i makinës McLaren, Zak Brown tha: “Do të na duhet pa kohë deri sa të sistemohet çdo gjë. Mendoj se jemi vite pas skuadrave më të mëdha si Mercedes dhe Ferrari. Nuk dua të bëj parashikime, por dua të jem i sinqertë me veten dhe fansat, se do të na duhet një rrugë e gjatë për të qenë fitues”.

Megjithatë, Zak Broën është optimist për sa i përket përmirësimit së makinës: “Kemi shumë njerëz të talentuar që punojnë dhe pilotë kampionë që zbresin në pistë në çdo garë dhe mendoj se duke punuar në grup mund të ndryshojmë situatën. Duhet të marrim shumë shpejt disa vendime të rëndësishme për të ndryshuar gjërat sa më shpejt”.

Më shumë nga Formula 1