Connect with us

Formula 1

McLaren përgënjeshtron zërat: Me Alonso nuk ka divorc

Edhe pse Fernando Alonso këmbëngul se sezoni 2017 në Formula 1 mund të mbyllet më shpejt për të, drejtori sportiv i makinës McLaren, Zak Brown, deklaron se nuk ka asnjë vend për panik te makina britanike. “Zhgënjimi është i madh, por nuk ka tension mes McLaren dhe Alonso”, ka thënë shefi i McLaren, që më tej shtoi: “Mendoj se Fernando e vlerëson shumë atmosferën që ka këtu te McLaren dhe nuk mendoj se ka ndonjë skuadër tjetër ku ai mund të garojë sezonin tjetër”.

McLaren i Alonso gjate nje gare

Deklaratë që vjen pas zërave se Alonso mund të largohet nga makina britanike që në shtator, pa përfunduar sezonin, ndërkohë që kontrata e pilotit spanjoll skadon në fund të vitit. “Alondo dëshiron të rivalizojë për fitore dhe ne e kuptojmë këtë gjë. Por nuk ka tension mes nesh. raporti mes nesh është i shkëlqyer. Alonso dhe ne jemi të zhgënjyer nga motori, po do të vazhdojmë të luftojmë. Ne dëshirojmë që Fernando të qëndrojë edhe vitin tjetër, por me një makinë kampione”, tha Zak Brown.

Alonso mendon largimin qe ne muajin shtator nga McLaren

Më shumë nga Formula 1