Premier League

Me 90% të mundësive, ja cili do të jetë trajneri i ri i Arsenal…

Arsenal është shumë pranë marrjes së Mikel Arteta si trajneri i ri. Shtypi britanik ka shkruar sot në mëngjes se Arteta i ka dhënë miqve të tij më të afërt, përfshi trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola, se me 90% të mundësive, ai do të jetë zëvendësuesi i Arsene Wenger, i cili u largua nga “topçinjtë” pas 22 sezonesh.

Arteta, i cili ka qenë ndihmësi i Guardiola në dy sezonet e fundit, është i perferuari i shefit ekzekutiv të Arsenal, Ivan Gazidis dhe i drejtorit Josh Kroenke, djali i aksionarit kryesor Stan.

Anëtarët e tjerë të bordit drejtues, ku përfshihet edhe drejtori sportiv Raul Sanllehi, kërkojnë një trajner me më shumë përvojë ndërkombëtare dhe me trofe të fituar, por kanë marrë përgjigje negative nga Max Allegri, Luis Enrique dhe Joachim Low.

Allegri vendosi të qëndrojë te Juventus, Low rinovoi me Gjermaninë, ndërsa Luis Enrique kishte pretendime të mëdha ekonomike.

Kandidati i fundit Julian Nagelsmann konfirmoi personalisht se do të qëndrojë te Hoffenheim, kësisoj Arteta është edhe një zgjedhje e detyruar dhe e vetmja që i ka mbetur Arsenal.

Më shumë nga Premier League