Çiklizëm

Më datat 7-8 korrik zhvillohet kampionati i çiklizmit

Më datat 7-8 korrik, Federata Shqiptare e Çiklizmit (FSHÇ) do të organizojë garat e Kampionatit Kombëtar, në kategoritë kadetë, junior dhe elitë, me pjesëmarrjen e çiklistëve më të mirë në vend. Garat do të zhvillohen në të dyja disiplinat, atë të rrugës dhe kronometrit, ndaj pritet një rivalitet i fortë, pasi në start do të jenë të gjithë çiklistët më të mirë shqiptarë. Sipas FSHÇ-së, garat do të zhvillohen në kryeqytet dhe përgjatë fundjavës pritet një garë e fortë për titullin kampion. Ky aktivitet vjen pas Turit Çiklistik që u zhvillua në maj, aktiviteti i fundit i madh i FSHÇ-së për këtë vit.

Më shumë nga Çiklizëm