La Liga

“Më shumë se një lojtar”, ja koreografia e stadiumit për lamtumirën e Iniestës (video)

Andres Iniesta do të luajë ndeshjen e fundit si lojtar i Barcelonës. Në ndeshjen e fundit të La Liga-s për këtë sezon, pasi ka shtuar në “palmaresin” e vet shumë të pasur me trofe edhe titullin kampion të Spanjës dhe Kupën e Mbretit, për këtë edicion, kapiteni i skuadrës katalanase do të ndryshojë ajër.

Pistat e tij më të mundshme mbeten Kina dhe Japonia, ku mesfushori i jashtëzakonshëm do të kalojë dy-tri vitet e fundit, para se të pensionohet nga futbolli i luajtur. “Camp Nou”, në sfidën e së hënës ndaj Real Sociedad, do të jetë i mbushur plot e përplot në nder të kapitenit në largim.

Klubi ka menduar edhe për koreografinë që do të shpalosin tifozët, çka duket qartë në këtë video shoqëruese të shkrimit. Numri “8” dhe fjalët “Infinit Iniesta” do të dominojnë gjithçka, bashkë me ngjyrat e Barcelonës, në stadiumin e skuadrës blaugrana.

Më shumë nga La Liga