RUSI 2018

“Më vranë ëndrrën”, Nainggolan bën gjithë botën për të qarë

Dita e djeshme e ka lënduar shumë. Radja Nainggolan, me një mendje më të ftohtë, por duke e përjetuar në mënyrën më të hidhur përjashtimin nga lista e kombëtares së Belgjikës për Kupën e Botës së kësaj vere, ka reguar. Mesfushori i Romës, pas statusit në Instagram, ka folur edhe përmes portalit “Het Laatste Nieuws”:

“Unë isha duke shpresuar për të marrë pjesë në një eksperiencë si Kupa e Botës. Ishte një ëndërr e imja që fëmijë dhe tani e shoh veten të përjashtuar nga trajneri Martinez. Të gjithë e dine se e kam merituar të shkoja në Rusi”.

Futbollisti belg ka konfirmuar edhe tërheqjen nga ekipi kombëtar: “Lamtumira ime për “Djajtë e Kuq” është shënuar tani, nuk më pëlqen të vë maska. Në qoftë se disa njerëz nuk më shkojnë me të mirë, nuk mund t’i ndihmoj ata, nuk do të ndryshoj për ta. Unë jam i lodhur, sepse gjithmonë jam portretizuar si një djalë i keq”.

Nainggolan është një “lumë në përmbytje”, teksa shton: “Futbolli është ende një hobi për mua. Ok, është bërë puna ime, por dua të gjykohem për performancën në fushën e lojës, jo nga ajo që bëj jashtë saj. Kjo nuk është arsye për të më lënë jashtë Botërorit“.

Më shumë nga RUSI 2018