Futboll

Medel, lamtumirë Inter: Konfirmimi vjen nga ‘Instagram’

Tashmë është gjithçka e kryer, Medel dhe Inter pranë zyrtarizimit të divorcit. Pas sinjaleve të dhëna më parë nga Wanda Nara, praktikisht sot ka mbërritur konfirmimi final, kësaj here direkt nga vetë i interesuar, mesfushori kilen, Gary Medel.

 

Ndonëse nuk është ende zyrtare, futbollisti kilen, nëpërmjet një postimi në ‘Instagram Stories’, ka publikuar një foto të stadiumit të Milanos, ‘San Siro’, me një emoji me lot dhe një aeroplan që niset. Tashmë, gjatë orëve në vijim pritet zyrtarizimi i transferimit të “Pitbull”, nga kampi zikaltër, drejt ekipit të Besiktas, në Superligën turke.

Më shumë nga Futboll