Kombëtarja

Mediat helvete: Shqiptarët po na e marrin Kamberin!

Mediat helvete, konkretisht “Blick”, jep alarmin për Florian Kamberin, autorin e atij goli perlë (të tretit) në ndeshjen e fundit për Grasshopersin, në fitoren 3-2 në transfertë, në fushën e Zyrihut të Armando Sadikut. Në fakt, shënuesit për udhëtuesit në këtë ballafaqim ishin të tre me origjinë shqiptare (nga Kosova), konkretisht Tarashaj 8’ dhe 42′, si dhe Kamberi 93’.

Mediat helvete, konkretisht “Blick”, jep alarmin për Florian Kamberin, autorin e atij goli perlë (të tretit) në ndeshjen e fundit për Grasshopersin, në fitoren 3-2 në transfertë, në fushën e Zyrihut të Armando Sadikut. Në fakt, shënuesit për udhëtuesit në këtë ballafaqim ishin të tre me origjinë shqiptare (nga Kosova), konkretisht Tarashaj 8’ dhe 42′, si dhe Kamberi 93’. Gazeta e njohur zvicerane, e cituar më sipër, shkruan në lidhje me Florian Kamberin nën këtë titull: “Shqiptarët duan të na rrëmbejnë Kamberin!”

Blick

E përditshmja zvicerane, “Blick”, jep alarmin se Shqipëria po e rrëmben Florian Kamberin

Më tej, ajo vazhdon: “Florian Kamberi vulosi fitoren e Grasshopersit në javën e fundit. Kosovaro-zvicerani po shkëlqen, por ende asnjë ndeshje me Zvicrën. Përse? Skena vendimtare në derbin e Zyrihut, në minutën e 93-të, ndryshoi jetën e dy njerëzve në mënyrë drastike. Fituesi, Florian Kamberi (20 vjeç) i kushtoi patjetër kokën trajnerin të Zyrihut, Urs Meier (54 vjeç). Dje, në orën 10:06, shkarkimi i tij u bë zyrtar. Dhe, gjithashtu, bjondi kosovaro-zviceran nga Buttikon SZ, me atë goditje, u bë i njohur për kufijtë helvetë.

Kamberi 2

Florian Kamberi gjatë një ndeshjeje në kampionatin zviceran

Dy të rinjtë 20-vjeçarë të Grasshopersit, Shani Tarashaj (2 gola) dhe Kamberi ishin “lokomotiva” e fitores ndaj Zyrihut. E çuditshme, por e vërtetë. Ndërsa Tarashaj, Oberlin, Elvedi dhe Mbillni mobilizohen pjesërisht që nga kombëtarja U-15 për Zvicrën, heroi i derbit, Kamberi, nuk ka ende një ndeshje të vetme ndërkombëtare me kombëtaret tona. Kujdes: Kamberi është qytetar i dyfishtë, kosovaro-zviceran. Shqiptarët duhet ta kenë tashmë në listë “perlën” e Grasshopersit.

A figuron Kamberi në radarët e kombëtareve zvicerane? Jo, – thotë trajneri i U-21 të Zvicrës, Heinz Moser. Ai shton: “Kamberi është ndjekur nga afër për vite me radhë. Eshtë vënë re gjithmonë si një golashënues. Konkurrenca e tij është shumë e madhe dhe e fortë, veçanërisht me Frey, Rodriguez dhe Tabakoviç.” Ndërsa në lidhje me kosovaro-zviceranin tjetër, autorin e dopietës ndaj Zyrihut, trajneri i kombëtares U-21 të Zvicrës shprehet shkurt: “Tarashaj është pak më tej se Kamberi dhe për këtë arsye tashmë është thirrur në mënyrë të përsëritur në kombëtaret e moshave zvicerane.”

[total-poll id=62226]

Më shumë nga Kombëtarja