La Liga

Real Madrid, 155 mln euro për të zëvendësuar CR7 me yllin e Serisë A

Lazio tashmë e di se Real Madridi do të trokasë në dyert e saj për Milinkovic-Savic këtë verë. Kjo u njoftua nga “Corriere dello Sport”, bazuar në një informacioni që siguron se Mateja Kezman, ish-lojtari i Atletico Madrid dhe përfaqësuesi i lojtarit serb, kishte darkë me presidentin e klubit italian për të paraqitur ofertën e “Los Blancos” për yllin e ekipit të tij.

Dhe shifra do të arrijë në asgjë më pak se 155 milionë euro. Ky do të ishte vetëm fillimi i negociatave për një lojtar, të cilin Real Madridi do ta donte në vendin e Cristiano Ronaldos. Kujtojmë se për këtë rol, si stafetë e CR7, ka edhe emra të tjerë me më shumë peshë në futbollin botëror, kryesisht Neymar dhe Mbappé.

Më shumë nga La Liga