Kampionati Shqiptar

Mediat maqedonase: Ristevski lë Tiranën për Rabotnicki

“Rabotnicki mbetet pa Darko Velkovski, i cili u transferua në radhët e Vardarit, por do ta mbushë pozicionin e tij me një tjetër mesfushor të Maqedonisë, Kire Ristevski. Ai do të vijë në kampin e “romantikëve” për t’i forcuar në repartin e mbrojtes për kualifikueset e “Europa League”.

“Rabotnicki mbetet pa Darko Velkovski, i cili u transferua në radhët e Vardarit, por do ta mbushë pozicionin e tij me një tjetër mesfushor të Maqedonisë, Kire Ristevski. Ai do të vijë në kampin e “romantikëve” për t’i forcuar në repartin e mbrojtes për kualifikueset e “Europa League”. Kire Ristevski sezonin e kaluar ka luajtur për Tiranën në Superligën shqiptare, ndërsa më parë ishte pjesë e Elbasanit dhe Bylisit në Shqipëri, si dhe e Slavias së Sofies në Bullgari.

rabotnicki

Foto: “Ekipa.mk” shkruan mbi kalimin e Ristevskit te Rabotnicki

Kështu shkruan “ekipa.mk”, duke bërë me dije se mbrojtësi maqedonas i ka “larë duart” me bardheblutë. Në mes është një problem borxhi, i pretenduar nga Ristevski, i pashlyer nga presidenti Halili, ndaj s’mund të kthehet më te 24 herë kampionët e Shqipërisë. Ai, në fakt, ka nënshkruar në janar me Tiranën kontratë që zgjat deri në qershor 2016. A do ta lejojë klubi bardheblu ta ndërpresë bashkëpunimin në mënyrë të njëanshme? Kjo mbetet për t’u parë. Presidenti Halili ka deklaruar në lidhje me këtë lloj problemi:

riztefski

Foto: Kire Ristevski, mbrojtësi maqedonas me fanellën e Tiranës

“Përsa u përket lotjarëve që kemi nën kontratë, nëpërmjet stafit të ngushtë do t’i takojmë përpara se të nisin përgatitjet, gjithnjë nëse do të kenë kohë gjatë këtyre ditëve. Janë të mirëpritur ata që janë nën kontratë dhe ata që nuk janë nën kontratë, e them me shumë bindje që janë të gjithë të lirë. Edhe ata që janë nën kontratë dhe duan të bëjnë zgjidhjen e kontratës, klubi është i gatshëm t’i lërë të lirë.

Tirana është klub i madh dhe nuk ka nevojë t’iu lutet lojtarëve që janë të një niveli të kënaqshëm. Duke shfrytëzuar mediat, e bëj këtë njoftim për futbollistët, në mënyrë që të mos kemi keqkuptime më vonë. Pra, janë të lirë të vijnë të bisedojnë. Mund të dalin të lirë që nesër. Tiranën e lusin. Tifozëve, lotjarëve dhe të gjithëve iu jap garancinë e madhe që të jep ky emër dhe vetë investimet që po bëhen.”

[total-poll id=38713]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar