Showbiz

“Mëkatarja” e Netflix po tmerron një popull të tërë

Shërbimi i streaming online vazhdon të ketë një sukses të madh me filma dhe dokumentarë të ndryshëm. Projekti më i ri, “The Sinner”, që ka një vlerësim prej 94% në “Rotten Tomatoes”, një nga portalet kryesore që vlerëson filmat dhe serialet që realizohen. Me Jessica Biel në rolin e protagonistes, ky seria flet për historinë e një mamaje të re që bën një krim publik dhe përpjekjet e hetuesve për të zbuluar jo atë që ajo ka bërë, por pse e bëri ajo një gjë të tillë.

E shikoni? Një këndvështrim ndryshe dhe origjinal në krahasim me serialet e zakonshme të këtij zhanri. Ky mund të thuhet se është roli më i rëndësishëm në karrierën e Biel në vitet e fundit. Ajo luan Cora Tanetti, një mama me probleme që një ditë vret me thikë një burrë të pafajshëm, në pamje të parë, teksa ndodhet në plazh me familjen. Vetë Biel ka thënë se është befasuar nga suksesi që ka pasur ky seria.

Më shumë nga Showbiz