Europa League

Meksikë, vidhet trofeu i Europa League!!!

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Meksikë. Trofeu i Europa League ishte në një turne promocional në shtetin e Amerikës Qendrore.

Të premten, sipas asaj që thuhet nga shtypi meksikan, ky trofe u vodh në teksa ishte në bordin e një furgoni në Guanajuato.

Gjithsesi, menjëherë më vonë, autoritet meksikane bën të ditur se trofe ishte gjetur.

Ky trofe, i projektuar në Itali, është 65 centimetra i gjatë, 33 centimetra i gjerë dhe 23 centimetra i thellë, peshon 15 kilogram dhe është i përbërë nga argjendi dhe mermeri.

Këtë vit finalja Europa League do të luhet në Lion më 16 maj.

Prej kohësh, ky trofe është pronë e UEFA. Klubeve që e fitojnë i jepet një kopje disa ditë pasi kanë ngritur trofeun, ashtu si ndodh me Champions League.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Europa League