Futboll

Mema te Tirana? Trajneri jep versionin e tij për ofertën e bardhebluve

Informacionet e fundit të dala nga kampi bardheblu bëjnë me dije se trajneri Ze Maria është larguar nga drejtimi dhe majde ka përshëndetur dhe ekipin e tij. Klubi bardheblu i hedh më shumë benzinë zjarrit, pasi konfirmon se nesër prej orës 12:00 do të ketë një konferencë të paparashikuar për shtyp. Dalja publike para gazetarëve do të ndodhë në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Në fakt, largimi i trajnerit brazilian është bërë thuajse “zyrtar”, pais numri një i stolit së bashku me stafin e tij nuk e stërvitën ekipin në seancën e së enjtes. Emri që pritet të zëvendësojë Ze Marian është zëvendëstrajneri i Flamurtarit, Ardi Mema. Telesport ka kontaktuar me këtë të fundit duke i marrë sqarimin e tij në lidhje me çështjen.

“Të them të drejtën unë po shkoj për stërvitje tani. Ende nuk ka diçka zyrtare apo konkrete mes mejet dhe klubit të Tiranës. Duhet të pyesni më mirë presidentin Refik Halili. Më kanë marrë shumë persona në lidhje me këtë çështje, por nuk ka asgjë zyrtare për momentin”, – tregon ai për Telesport.

Më shumë nga Futboll