Futboll

Menaxheri i Cavani: “Mund të rikthehet në Itali”

Vincenzo D’Ippolito, menaxheri i Edinson Cavani, sulmuesit të Paris Saint-Germain, në një intervistë të dhënë për RMC Sport, ka folur për futbollistin e menaxhuar prej tij, duke mos përjashtuar mundësitë e një rikthimi të mundshëm të kilenit në Itali. “A mund të rikthehet Cavani në Itali? Mendoj se po, edhe pse do të nevojitet një fuqi e madhe ekonomike për ta marrë. Vështirë që të kthehet te Napoli”, deklaroi menaxheri D’Ippolito.

Imazh i ngjashëm

Ndërkohë, menaxheri foli edhe për Laxalt, një tjetër lojtarë i menaxhuar prej tij. “Është një djalosh me vlera të mëdha që synon të shpërthejë. Është pak me vonesë, sepse do të mund të kishte performuar në skena të mëdha prej disa vitesh. Shpërthimi i tij dhe rezistenca duket se nuk ndjejnë lodhje. E ardhmja do të jetë e gjitha për atë. Ku do të shkojë? Për atë ka interesim të rëndësishëm”, deklaroi Vincenzo D’Ippolito, për lojtarin e Genoa.

Më shumë nga Futboll