Connect with us

Futboll

Menaxheri i Kukësit “çon” Gjokën në Arabinë Saudite

Ernest Gjoka është trajneri më i suksesshëm i këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Duke udhëhequr Kukësin, tekniku kryeqytetas nuk ka humbur asnjë ndeshje në dy fazat e para të kampionatit dhe aktualisht kryeson në tabelën e klasifikimit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai nuk mund të largohet në mes të sezonit. Çuditërisht, i këtij mendimi duket se është menaxheri i klubit verilindor, Naim Halili, i cili nuk e ka problem që Gjoka të ndryshojë destinacion për një sfidë me fitim më të madh.

Në foto: kërkesa e të huajit për trajner (në të majtë) dhe reagimi i Halilit (në të djathtë)

Kështu, numri dy i Kukësit është përpjekur ta “çojë” trajnerin e skuadrës së tij në Arabinë Saudite. Së fundmi, nëpërmjet rrjetit social “LinkedIn”, një person me emrin Mohamed Saber ka kërkuar një trajner. “Dua trajner për në Arabinë Saudite për gjashtë muaj me rrogë 5-7 mijë dollarë në muaj”, – ka qenë postimi i tij. Halili i ka kthyer koment: “Kam një trajner i cili tani punon te FK Kukësi, me licencë UEFA Pro”. Pra, për kuksianët nuk do të ishte një mëkat, nëse Gjoka zgjedh largimin edhe si triumfues. E padëgjuar, por interesante!

 

[interaction id=”5874dcba122b4b812e143483″]

Më shumë nga Futboll