Merkato

Menaxheri i mesfushorit të Napoli: Na kërkon Manchester City!

E ardhmja e Jorginho mund të jetë larg nga Napoli. Këtë e ka thënë qartë mesfushori i italo-brazilianit, Joao Santos: “Gjithçka varet nga Napoli dhe drejtori Guintoli, duke qenë se Jorginho ka edhe dy vjet kontratë me Napoli. Shumë skuadra e kërkojnë, mes të cilave Manchester City. Nuk është e vështirë të gjesh marrëveshjen me kampionët e Anglisë. Fjalën e fundit do ta ketë Napoli, por gjatë verës do të diskutojmë për të ardhmen e Jorginho.”

Pra, një mesfushor drejt largimit dhe një tjetër mund ta zëvendësojë. Në fakt, Napoli po punon për të marrë Torreira nga Sampdoria. Guintoli do të flasë me Ferrero për këtë temi. Vetë futbollisti tha: “Kam kaluar dy vite të shkëlqyera te Sampdoria. Nuk e di ende se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm, do të flasim në javët e ardhshme.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Merkato