MMA

Menaxheri: Jon Jones ka 95% mundësi të rikthehet brenda vitit 2018

Jon Jones aktualisht po kalon një periudhë të gjatë jashtë oktogonit pasi është kapur pozitiv në testin e antidopingut pasi mposhti Daniel Cormier verën e kaluar, por mund të rikthehet më shpejtë sesa pritej sipas menaxherit të tij Malki Kawa.

Jones doli pozitiv me Turinabol, një asteroid anabiotik. Më pas u shpall se ai do të pezullohej derisa të përfundonte investigimi.

Më 13 shtator Komisioni i Shtetit të Kalifornisë i hoqi titullin Jones duke ia rikthyer Cormier.

Ai vazhdon të ketë probleme ligjore mbi çështjen, por menaxheri i tij tregon se zgjidhja është afër.

“Në fund të muajit do të kemi më shumë qartësi. Kemi një dëgjim me Komisionin Atletik të Kalifornisë dhe shpresojmë që të ketë përfunduar edhe investigimi i USADA-s deri atëherë,” shprehet Kawa.

“Shpresoj që çdo gjë të përfundojë mirë. Besoj se deri në fund të marsit do të jetë zgjidhur çështja. Por them se ka 95% mundësi që ai të ndeshet brenda 2018.

Jones konsiderohet si luftëtari më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e MMA por problemet jashtë kafazit e kanë penalizuar ndjeshëm.

Më shumë nga MMA