Merkato

Menaxheri: Martinez do të mbajë numrin e tij tek Inter, nëse ai largohet

Inter ka një projekt. Dhe ky është një lajm. Duke parë momentin që po kalojnë zikaltrit, thumbimet e trajnerit Spalletti ndaj klubit, reagimet e Brozovic, Icardi dhe Wanda Nara në lidhje me thashethemet personale, dhe rezultate gjithmonë dhe më zhgënjyese, është mirë të kuptohet se Suning ka ide të qarta dhe tërheqëse për dikë. Dhe ky dikush është Lautaro Martinez, “Demi” i Avellanda-s, sulmuesi i ardhshëm i zikaltërve.

Siç po bën Milan, që do të marrë Reina-n për të mos qenë të papërgatitur nga një largim i mundshëm i Donnarumma, edhe Inter ka zgjedhur sulmuesin e së ardhmes nëse Icardi do të vendosë të ndryshojë skuadër. Blerja e Lautaro Martinez është vetëm një formalitet tashmë. Vetë menaxheri i lojtarit ka thënë: “Nuk ka mundësi që operacioni të dështojë. Po kërkojmë të gjejmë momentin më të mirë për vizitat mjekësore në Milano. Gjithsesi, do të largohet nga Racing në qershor, projekti i Inter e ka bindur”.

Pikërisht ajo fjali e fundit është dhe thelbi i gjithçkaje: Inter ka një projekt. Ndoshta, akoma i pakuptueshëm për pjesën më të madhe, por për të bindur sulmuesin argjentinas nuk kanë mjaftuar paratë e shpenzuara për kartonin dhe rrogën ka diçka më shumë mbrapa. Këto të dhëna të shtyjnë të mendosh se Mauro Icardi do të shitet verën e ardhshme, kur klubet e mëdha do të kthehen të interesohen për të.

E dhëna më e rëndësishme që e konfirmon këtë hipotezë ka ardhur nga vetë menaxheri i Martinez: “Nëse Icardi do të largohet, Lautaro do të mbajë numrin 9”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Merkato