Futboll

Menaxheri zbulon planet e Ozil për 3 vitet e ardhshme

Bisedimet për rinovimin e kontratës së Mesut Ozil me Arsenal po shkojnë në mënyrën më pozitive të mundshme, sipas asaj që bën të ditur menaxheri i mesfushorit gjerman. Ozil do të jetë pjesë e “topçinjve” për ndeshjen në fushën e Watford, ditën e shtunë, pasi është riaftësuar nga një dëmtim në gju, që e mbaji jashtë nga dy eliminatoret e fundit të Kupës së Botës, ku Gjermania preu biletën për të qenë në Rusi verën e ardhshme.

28-vjeçari, Mesut Ozil, kaloi nga Real Madrid te Arsenal në verën e vitit 2013 për 50 milionë euro, por ende nuk ka firmosur një kontratë të re me londinezët, teksa ajo aktuale përfundon në qershorin e vitit të ardhshëm.

Ka pasur shumë zëra sipas të cilave, mesfushori gjerman do të shitej në merkaton e janarit, për të shmangur largimin e tij me parametër zero gjatë verës. Inter, Milan, Besiktas dhe Manchester United janë parë si destinacione të mundshme për Ozil, që kërkon një pagë rreth 300 mijë euro në javë. Gjithsesi, menaxheri i Ozil, Dr.Erkut Sogut, në një deklaratë për median turke “Fanatik” tha se gjermani ka ndërmend të qëndrojë në Premier League dhe për dy apo tre sezonet e ardhshme.

There has been some speculation over Ozil's future, with his contract up in June 2018

Sogut tha: “Ozil dëshiron të qëndrojë për dy apo tre vjet në Londër dhe bisedat tona me klubin e Arsenal për rinovimin e kontratës po shkojnë në mënyrën më pozitive të mundshme.” Arsenal do të rikthehet në Premier League gjatë fundjavës, pasi ka arritur shtatë rezultate pozitive radhazi, përfshi edhe katër fitore të njëpasnjëshme. Gjithsesi, “topçinjtë” nuk do të kenë në radhët e tyre gjermanin tjetër, Shkodran Mustafi, i cili u dëmtua gjatë ndeshje me kombëtaren.

Më shumë nga Futboll