Seria A

Mendes: Ronaldo do ta mbyllë karrierën këtu

Kanë ardhur deklarata të reja në lidhje me operacionin e shekullit që ka dërguar Cristiano Ronaldo-n nga Real Madrid tek Juventus. Super menaxheri, Jorge Mendes, në fakt, e ka komentuar me këto fjalë transferimin.

“Jam shumë i gëzuar për Cristiano-n. Më vjen mirë që ka marrë këtë vendim. Falënderoj në mënyrë të veçantë Andrea Agnelli-n për vendosmërinë e tij. Falënderoj edhe Beppe Marotta për prfoesionalitetin e tij”, ka thënë Mendes.

“Do ta mbyllë karrierën e tij të mrekullueshme në Torino. Juventus do të jetë klubi i tij i fundit”.

Më shumë nga Seria A