AUTO

Mercedes Amg Project One, makina që nuk ekzsiton është shitur për 4,5 milionë euro

Dikur ekzistonte merkato e së ardhmes, ajo ku nuk shiteshin gjërat, por kontratat që të mundësonin t’i blije në të ardhmen me një çmim fiks. Lojëra financiare, që tani po debutojnë edhe në sektorin e Hypercar.

Në një faqe të famshme gjermane ku bëhen shitblerje makinash është shfaqur lajmërimi i shitjes së një Mercedes-AMG Project One, ose më saktë ylli i panairit të fundit të zhvilluar në Frankfurt, për shkak të recetës hibride me motor 1.6 benzine turbo me prejardhje nga F1, i bashkuar me një helikë të dytë elektrike. E thënë ndryshe, rreth 1.000 kuaj fuqi të menaxhuar nga një kambio me 8 mardhe, aq sa të garantojë një përshpejtim nga zero në 200 km/h në më pak se 6 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 350 km/h.

Çudia nuk qëndron te karakteristikat e makinës, por te fakti se ajo nuk ekziston akoma. On line është bërë një “prenotim” për të blerë një nga 275 ekzemplarët, prodhimi i të cilëve është fiksuar për semestrin e dytë të 2019-ës. Çmimi? Plot 4,51 milionë euro.

 

Më shumë nga AUTO