Formula 1

Mercedes-Ferrari, sherr për aksidentin mes Hamilton dhe Raikkonen

Drejtuesi i makinës Mercedes, Toto Wolff, ka ngritur zërin duke thënë se aksidenti që përfshiu pilotët Lewis Hamilton dhe Kimi raikkonen ka qenë i qëllimshëm nga ana e pilotit të “kokëkuqes”, duke krijuar mjaft polemika. Piloti britanik, pas kontaktit me finlandezin e Ferarit, përfundoi në vendin e fundit, ndërsa Raikkonen u penalizua me 10 sekonda.

Dashakeqësi dhe paaftësi”, ka thënë Toto Wolff në adresë të Raikkonen pas aksidentit, fjalë që nuk i kanë pëlqyer shefit të Ferrarit, Arrivabene, që e ka konsideruar atë aksident si normal në një garë: “Janë incidente që ndodhin në garë”.

I menjëhershëm ka ardhur reagimi i Arrivabene, që nuk e ka pëlqyer këtë shprehje të kolegut të tij. “Nëse vërtet ka thënë kështu, atëherë duhet t’i vijë turp. Hamilton u nis keq dhe i doli përpara Kimit dhe ndodhi ai kontakt. Shpresoj që ajo që ka thënë të ketë qenë shaka dhe ta mbyllim me kaq”, tha shefi i Ferrarit.

Më shumë nga Formula 1