Formula 1

Mercedes lëshon alarmin: Kemi mbetur pas rivalëve

Fundjava negative e makinës Mercedes në garën e Çmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1 ka lëshuar alarmin te skuadra gjermane, e cila nuk është kënaqur aspak vetëm nga vendi i dytë i Valtteri Bottas, ndërkohë që Leëis Hamiltopn është klasifikuar në vendin e katërt, duke humbur kryesimin. Shefi i makinës kampione Toto Wolff ka shprehur sot gjithë keqardhjen e tij për këtë rezultat aspak të mirë, duke thënë se rivalët janë një hap përpara.

Në Kanada shkuam me idenë se kishim një makinë të fortë, por për fat të keq po kthehemi të vetëdijshëm se të paktën për momentin, jemi pas Ferrarit, që ka një makinë më të mirë se sa ne. Duhet të zgjohemi sa më shpejt, pasi kemi mbetur pas rivalëve në çdo aspekt, pasi edhe Red Bull ka bërë shumë hapa përpara. Nuk bëhet fjalë vetëm për garën, por edhe për provat e lira”, deklaroi sot Wolff.

Më tej, duke folur për rezultatin në garë të dy makinave Mercedes, Toto Wolff shtoi: “Pista e Montrealit është një pistë që na përshtatet dhe duhej të largoheshim nga Kanadaja me një fitore të dyfishtë, por nuk ndodhi kështu. Ndodhi e kundërta. Pasojat? Do të ulemi dhe bisedojmë shumë shpejt për situatën dhe për të sistemuar gjërat pa humbur kohë”, u shpreh Toto Wolff.

Më shumë nga Formula 1