Formula 1

Mercedes nuk ndryshon pilotët, rinovon edhe me Bottas

24 orë pas rinovimit të Lewis Hamilton sot ka ardhur zyrtarizimi se edhe Valtteri Bottas do të pilotojë makinën Mercedes vitin 2019. Ka qenë makina gjermane ajo që ka konfirmuar rinovimin e kontratës edhe për një vit me pilotin finlandez, por këtë herë me opsionin edhe për një vit më shumë, atë 2020. I ardhur në vitin 2017 te makina Mercedes piloti finlandez ka fituar me “shigjetat e argjendta” 3 gara dhe siguruar 5 “pole” në Formula 1.

Është fantastike të vazhdosh të bashkëpunosh dhe të pilotosh një Mercedes. Këtë sezon kam bërë një tjetër hap përpara dhe mendoj se më e mira nuk ka ardhur akoma. Këtë vit nuk kemi qenë me fat në disa gara, por skuadra e di se çfarë duhet të bëjmë, punon në grup dhe ky rinovim është një vlerësim për punën time. Me Lewis marrëdhënia është fantastike dhe do të përpiqemi që të marrim maksimumin nga Mercede”, tha Bottas.

Më shumë nga Formula 1